Sport Shqiptar

Loriana Kuka debuton me vendin e pestë në kategorinë e re

Loriana Kuka e ka nisur mbarë rrugëtimin e saj në kategorinë e re, atë deri në 70 kilogramë.

Xhudistja jonë zuri vendin e pestë, në Grand Prix, që po mbahet në Upper të Austrisë.

Ajo deri më tani garonte në kategorinë -78 kg, ndërsa që nga kjo garë ka dalë në një kategori më të ulët, ku debutoi me tri fitore, si dhe me 252 pikët e para olimpike për Paris 2024. Kuka u ndal në luftën për medalje të bronztë.

Rrugëtim të suksesshëm deri në çerekfinale pati edhe Akil Gjakova (-73 kg), i cili shënoi tri fitore, për t’u ndalur edhe të tetën e finales dhe në respesazh. Me vendin e shtatë ai mori 182 pikë.

Laura Fazliu nuk e pati ditën sot, pasi u ndal në luftën e paër (raundi i dytë) të kategorisë -63 kg.

Dje garuan Erza Muminoviq (-52 kg), e cila shënoi një fitore, dhe Flaka Loxha (-57 kg), që u ndalë në luftën e parë. Nesër garon Shpat Zekaj (-100 kg).

/Shqip.com