Lajme

​Specializantët do të protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë

Foto ilustruese

Specializantët e Kosovës, do të protestojnë më 27 janar pai kërkojnë që të ju paguhet kujdestaria në rastet kur mbahen më shumë se dy.

Protesta do të fillojë nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kujdestaritë më shumë se dy, do të paguhen përmes një ekstra kontrate nga SHSKUK-ja. Çështja e specializanteve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022, për pak kohë do të fillojë punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID-19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar. Duke u bazuar në këto 5 pika, ne vlerësojmë që diskriminimi jonë veçse është duke u thelluar edhe më shumë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë

Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa./Shqip.com