Lajme Botë

​Refuzohet kandidatura e djalit të Gadafit për zgjedhjet presidenciale në Libi

Saif al-Islam Gaddafi

Saif al-Islam Gaddaf, djali i diktatorit libian, Muammar Gaddafi nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 dhjetor.

Komisioni Zgjedhor Libian ka hedhur poshtë kandidaturën e tij pasi i njëjti kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për “krime kundër njerëzimit”.

Ai paraqiti kandidaturën e tij më 14 nëntor dhe është një nga 25 kandidatët e refuzuar, sipas një deklarate nga Komisioni i Lartë Zgjedhor.

Muammar al-Gaddaf

Në zgjedhjet presidenciale kanë aplikuar 98 kandidatë, mes të cilëve dy gra./Shqip.com