Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Peticioni është nisur në change.org, dhe deri më tani është nënshkruar nga 213 persona, dhe qëllimi i tij është bindja e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Mos e izoloni Kosovën. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar Schneeberer në Twitter.
Now it’s time for: „Visa-Liberalization for the Republic of Kosovo 🇽🇰”
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 26, 2022
🖊️Sign & Share ‼️ ➡️https://t.co/lFGqupyC2X
Do not isolate Kosovo. Equal rights for citizens of Kosovo as for EU citizens. Equal rights for all Europeans. 🇪🇺 pic.twitter.com/nUICIEJinJ
Ky peticion është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.
Eine wichtige Initiative, an important initiative, pls. sign and share: citizens of Kosovo 🇽🇰 must no longer be excluded from visiting friends and family in the EU 🇪🇺!!! https://t.co/WXXKi1qjHK
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 27, 2022
Linkun e peticionit mund ta gjeni këtu.