Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: FIFA pajisë me stemë katër gjyqtarë nga Kosova

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar listat e gjyqtarëve ndërkombëtarë për vitin 2023.

Nga Kosova, listës së gjyqtarëve me stemën e FIFA-s i janë shtuar katër gjyqtarë.

Mervan Bejtullahu, gjyqtari i njohur nga Gjilani, nga ky vit do të ndajë drejtësinë me stemën e FIFA-s.

Përpos tij, gjyqtarja kryesore, Rita Vehapi, poashtu është pajisur me stemën e FIFA-s.

Nga gjyqtarët ndihmës, këtë stemë e kanë fituar edhe Arbnor Bullatovci dhe Fitore Govori.

Saktësisht, me stemë të FIFA-s, deri më sot janë pajisur 16 gjyqtarë nga Kosova.

Katër janë gjyqtarë kryesorë, nëntë janë gjyqtarë ndihmës dhe tre janë gjyqtarë të futsallit.

/Shqip.com