Sport Shqiptar

Zyrtare: Fahredin Duraku emërohet trajner i këtij ekipi

Klubi i futbollit Mitrovica (femrat) të hënën ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Mitrovicën tani e drejton trajneri i njohur kosovar, Fahredin Duraku.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.

“Kff Mitrovica sot ka prezantuar trajnerin e paralajmëruar një ditë më parë Fahredin Duraku. Pas prezantimit  është filluar me stërvitjen e parë, me të cilën po fillojm edhe  fazën përgaditore për rifillimin e kampionatit 2022/2023 stinori pranveror”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Shqip.com.

Mitrovica të dielën është ndarë me trajnerin Murat Shabani dhe menjëherë të hënën ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij.

Mitrovica ka dominuar futbollin e femrave në vitet e fundit, por në edicionin e kaluar e humbi titullin nga EP COM Hajvalia.

Me Durakun në krye, Mitrovica synon ta kthejë titullin. Duraku menjëherë të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë.

/Shqip.com