Lajme

Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës amerikane dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”.

Në anën tjetër, Ilir Kërqeli- Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca në një përgjigje për Shqip.com ka thënë se si Kuvend nesër pritet që të dërgojnë një përqafues në takim.

“Po normalisht në koordinimin me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca”, ka thënë për Shqip.com, Kërçeli.

Pjesëmarrjen për takimin e nesërm e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Po ashtu pjesëmarrjen në takimin e nesërm e kanë konfirmuar për Shqip.com edhe nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërsa sot, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me Evropian Institute for Peace (EIP), kanë prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com