Zveçla viziton Tiranën, takohet me homologun Balla
Publikuar:
(28.10.2023 21:21:37)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj“, shkruan Balla.

/Shqip.com