Lajme

ZRRE sot paditet nga Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, sot gjatë ditës pritet të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kallëzimi penal do të bëhet për moszbatim të aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullim të zbatimit të vendimit të ZREE-së lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Dje gjatë ditës shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar  ky është haraç që bartësit e Albinit duan t’ia japin qytetarëve të Kosovës. Po ashtu Tahiri ka thënë se  këta njerëz po dëmtojnë mbi 350 mijë familje në Kosovë.

Gjykata Themelore ditë më pare e cilësoi si të kundërligjshme vendimin e kësaj zyre për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë./Shqip.com