Lajme

ZRRE pezullon vendimin për faturat e shtrenjta të rrymës

Fakturat

Është anuluar vendimi për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Rregullatorit për Energji, të cilët të premten në mbrëmje kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.

“Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet njoftimi i ZRRE-së.

Zyra e Rregullatorit për Energji

 Zyra e Rregullatorit për Energji ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE duke refuzuar kështu ankesën e këtij institucioni si të pabazuar.

Lexo edhe:
ZRRE e konfirmon pranimin e vendimit të Apelit, thonë se do të ndërrmarrin veprime ligjore për zbatim`

Nga ZRRE kanë deklaruar se brenda afateve ligjore do të ndërmarrin veprime për zbatimin e këtij aktvendimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 prill 2022 kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses/ propozueses Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kishte pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja për energji elektrike.

Paraprakisht, ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike./SHQIP.com