Lajme

ZRRE: Mbeten në fuqi faturat e shtrenjta të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se vendimi i marr me 8 shkurt 2022 për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike do të mbetet ende në fuqi.

Përmes një komunikate për media, ZRRE thotë se ky vendim vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme, pasi që kjo e fundit ka refuzuar si të pabazë Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore.

Zyra e Rregullatorit për Energji

“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, Bordi i Zyrës së Rregullator të Energjisë gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur”, thuhet në njoftim.

Tutje, bordi i ZRRE-së, ka rikujtuar se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit./Shqip.com