Lajme

Zogiani: Më në fund gjenerali bën një betejë por me Policinë e Kosovës

Avni Zogiani

Anëtari Lëvizjes së Vetëvendosje, Avni Zogiani ka ironizuar me rastin ku dy zyrtarë Policorë janë sulmuar mbrëmjen e djeshme në Skenderaj.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Zogiani ka shkruar se më në fund gjenerali bën një betëjë.

“Më në fund gjenerali bën një betëjë por me Policiënë e Kosovës”, ka shkruar Zogiani.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Skenderaj, ku dy zyrtarë policor janë plagosur.

Lidhur më këtë rast, Policia ka dhënë detaje.

Postimi i Avni Zogiani

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë me dije se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë

Lidhur me këtë rast deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia./Shqip.com