Zogaj: Propozimi për transferimin e rrugës “Rexhep Luci” në park urban po merr mbështetje pozitive nga qytetarët e lagjes
Publikuar:
(15.09.2022 21:36:15)

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me banorët e rrugës “Rexhep Luci”.
Temë e këtij takimi ka qenë që kjo rrugë të transferohet në park urban.

“Propozimi për transferimin e rrugës “Rexhep Luci” në park urban po merr mbështetje pozitive nga qytetarët e lagjes. Sot, diskutuam me banorët e lagjes, prezantuam idetë dhe diskutuam për këtë zgjidhje”, ka thënë Zogaj.

Zogaj po ashtu ka shpërndarë edhe foto se si do të duket rruga pas transformimit./Shqip.com