Zjarri kaplon një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona
Publikuar:
(25.07.2022 21:49:10)

Një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë në qytetin e Prizrenit.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 17:00 , është raportuar për një zjarr në fabrikën e peletit “Swiss Pelet” në lagjen Arbana, Prizren”, ka thënë fillimisht Bytyqi.
Nga zjarri kanë pësuar lëndime dy persona.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar. Dy persona janë lënduar, njëri nga ata në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, ka shtuar më tutje Bytyqi.
Sektori Rajonal i Hetimeve, DRP Prizren është duke hetuar rastin, ka shtuar më tutje Bytyqi./Shqip.com