Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas po vazhdon edhe sot
Publikuar:
(12.03.2024 13:40:28)

Zjarri që përfshiu një fabrikë të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, po vazhdon edhe sot por, me intensitet të vogël.
Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për lokalizmin e zjarrit, ndërsa deri më tani, sipas analizave preliminare dyshohet se zjarri ka ardhur nga brenda lokalit.
Kryeshefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Nol Dedaj i ka thënë RTK-së, se janë në vendin e ngjarjes për t’i parë nga afër zhvillimet dhe me vendim të institucioneve përkatëse, t’i dalin në ndihmë kësaj kompanie.
Dyshohet se fabrika e mbeturinave mori flakë nga një zjarr brenda fabrikës, por vetëm pas raportit preliminar, u tha se saktësohen rrethanat.
/Shqip.com