Zjarri kaplon një fabrikë në Vushtrri
Publikuar:
(04.06.2022 10:53:01)

Një zjarr ka kapluar një fabrikë në Vushtrri.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri ka ndodhur një zjarr” ka thënë Zahiti.
Sipas Zahitit Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.
Nga zjarri është bërë e ditur se dy punëtor si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor./Shqip.com