Zjarri i madh përfshinë ndërtesën e parlamentit të Afrikës së Jugut

Një zjarr i madh është ndezur në ndërtesat e Parlamentit në qytetin e Afrikës së Jugut, Cape Town.
Pamjet tregojnë një shtëllungë tymi të zi që mbush qiellin, me flakë të mëdha që dalin nga çatia e ndërtesës.
Dhjetëra zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes, ndërsa BBC shkruan se ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, transmeton Shqip.com.
Zjarri u ndez disa orë pas funeralit shtetëror të Kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit.

Zona e çatisë kishte marrë flakë dhe ndërtesa e Asamblesë Kombëtare ishte gjithashtu në flakë, thanë autoritetet e qytetit.
“Zjarri nuk është nën kontroll dhe janë raportuar çarje në muret e ndërtesës”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës së qytetit për agjencinë e lajmeve AFP./SHQIP.com
