Zjarrfikësit mbesin pa pagat e gushtit ani pse nuk kanë organizuar grevë

Zjarrfikësit nuk kanë ende pagat e muajit gusht ani pse nuk kanë organizuar grevë.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.
“Po është e vërtetë që pagat e muajit gusht nuk kanë dal. Përgjigja zyrtare nga MPB-ja ka qenë që komunat nuk i kanë dorëzuar listën e pagave dhe për këtë arsye nuk janë ekzekutuar pagat” ka thënë Beka
Ai ka shtuar se ata funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por që pagat i marrin nga ana e komunave.
Beka ka shtuar se kjo ka dëmtuar shumë zjarrëfikësit pasi që shumica e tyre kanë kredi personale.
“Kjo ka shkaktuar revoltë te zjarrfikësit, shumica e tyre mbi 90 % kanë kredi në banka. Zjarrfikësit janë një kategori që i kanë pagat e ulta” ka shtuar Beka.
Ai pret që ditën e hënë të përmisohet kjo gjendje dhe zjarrfikësit t’i marrin pagat e muajit gusht.
Ditën e hënë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës për media ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.
Ai thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.
Greva e përgjithshme në Kosovë ka filluar nga 25 gushti./Shqip.com