Zjarr në Tetovë, autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’i ndalin daljet e panevojshme
Publikuar:
(30.05.2022 12:35:45)

Një zjarr është përhapur në një depo të një fabrike në Tetovë.
Deri tani nuk është raportuar për të lënduar.
Nga Sektori i Punëve të Brendëshme të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur mes rrugës “Marshall Tito” dhe “Boris Kidriq”.
“Sot në ora 09:30 në SPB-Tetovë është raportuar për zjarr në një depo të një fabrike në Tetovë, mes rrugës “Marshall Tito” dhe “Boris Kidriq” në Tetovë. Sipas raportimeve fillestare nuk ka persona të lënduar”, thonë nga SPB-Tetovë, raporton AlsatM.

Autoritetet e SPB-së kanë bërë apel që qytetarët të përmbahen nga dalje e panevojshme, kalim apo ndalja në vendin e zjarrit./Shqip.com