Zjarr në afërsi të bodrumit të verës në Krushë të Vogël
Publikuar:
(30.05.2022 18:55:48)

Në afërsi të bodrumit të verës në Krushë të Vogël në Prizren, disa mbeturina janë përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur për Shqip.com se Zjarrfikësit e Prizrenit dhe Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Njësia e Zjarrfikëseve të Prizrenit dhe policia janë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet! Nuk paraqet rrezik për qytetarët! Thuhet se një objekt në afërsi të bodrumit janë duke u kallë mbeturina”, ka bërë të ditur Gashi./Shqip.com
