Lajme

Žiofre: Problemet mes Kosovës e Serbisë, të zgjidhen përmes dialogut

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Žiofre, tha se rezolutat e Parlamentit Evropian , të cilat kërkojnë që BE të negociojë me Serbinë kushtet e sanksioneve kundër Rusisë, janë shumë mirë të dokumentuara.

Pas ndarjes ceremoniale të çmimit “Dr. Predrag Simiq” në Fakultetin e Shkencave Politike, Zhiofre deklaroi se BE-ja vazhdon me politikën e saj, të cilën e ka hartuar Këshilli i BE-së dhe ka theksuar se në çdo rast, po debatohet.

“Ne e duam Serbinë me ne, e duam si anëtare të BE-së dhe për këtë po punojmë përmes reformave, përfshirjes politike dhe harmonizimit të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha Žiofre.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq, se një pjesë e rezolutës së PE-së për Kosovën po poshtëron Serbinë, Zhiofre tha se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe konsultimet intensive, shkruajnë mediat serbe.

/Shqip.com