Zhvishen djemtë e BBV, e skualifikojnë Oltën nga loja
Publikuar:
(28.02.2023 12:13:27)

Banorët e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të përballen me sfida e lojëra të ndryshme.
“Qesh mirë kush qesh i fundit”, është sfida e radhës që ka bashkuar banorët të cilët janë treguar shumë kreative.
Djemtë e shtëpisë kanë performuar përpara tyre këngën “Single Ladies” pa bluzë dhe kjo ka bërë që Olta të qesh dhe të diskualifikohët.

Ndryshe, në këtë sfidë është parë një përafrim i raportit në mes të Luizit dhe Maestros.
Këta dy javën e fundit kanë pasur prishje të marrëdhënies, madje edhe kanë ofenduar njëri-tjetrin.
/Shqip.com