Lajme

Zhvillon punimet Kongresi i PS, socialistët i rikthehen 21 janarit 2011: Krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë drejtësisë

Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit.

Fjalën hapëse e mbajti ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ku foli edhe për vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011. Ajo tha se një ndër arsyet përse opozita ka shkaktuar kaos prej kohësh në Kuvend, është fakti se drejtësia ka filluar të funksionojë.

“Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigjie ndër vite dhe presim të zgjidhet nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Europës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige. Reforma në Drejtësi është historike, drejtësi në Shqipëri pavarësisht regjimeve dhe qeverive, nuk ka patur më parë”- tha Spiropali.

Punimet e kongresit nisën rreth orës 11:30 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

/Shqip.com