Lajme

Zhduket një vajzë në fshatin Baicë të Drenasit

Ilustrim
Ilustrim

Një person në fshatin Baicë të Drenasit ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpi dhe nuk dihet ku ndodhet.

“PERSON I ZHDUKUR- Fsh. Baicë, Gllogoc 05.06.2023 – 15:50. Një mashkull  kosovar  raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin, rasti iniciohet si më lartë.

/Shqip.com