Zhduket një femër në Mitrovicë
Publikuar:
(27.07.2023 10:03:25)

Policia e Kosovës, përmes njoftimit 24-orësh, ka bërë të ditur për zhdukjen e një femre në Mitrovicë.
Këtë e ka raportuar një mashkull kosovar.
“Mitrovicë 26.07.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet me dije se, rasti është në procedurë hetimore.
/Shqip.com