“Zgjoi’ në listën e filmave fitues në Festivalin “Braunschweig”
Publikuar:
(21.02.2022 15:47:27)

Filmi kosovar “Zgjoi’, po vazhdon rrugëtimin e tij në botë.
“Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, ka triumfuar edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Braunschweig”.
Festivali “Braunschweig”, ka bërë të ditur listën e filmave fitues të edicionit të 35-të.
Filmat do të shfaqen nga data 6 deri më 10 mars, ndërkaq “Zgjoi”, do të shfaqet më 9 mars.
Filmi “Zgjoi”, konsiderohet si ndër filmat më të suksesshëm të Kinematografisë së Kosovës, duke u shfaqur e vlerësuar në vende të ndryshme të botës.
Ai ishte edhe në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, mirëpo që nuk e arriti listën finale.