Lajme Ballkan

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, BDI dhe Lëvizja Besa thonë se do të fitojnë pa balotazh në disa komuna

Zgjedhjet në Maqedoninë Veriore

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se në komunën e Pllasnicës është duke prirë Bashkimi Demokratik për Integrim, e që me shumë gjasë do të jetë fitore pa balotazh, përcjell Shqip.com.

Deri më tash, Komuna e Pllasnicës ishte duke u udhëhequr nga kandidati i BDI-së.

Ndërkaq, Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa tha se kanë fituar që nga raundi i parë në disa komuna, ndërksa në komuna tjera shkon në raundin e dytë.

“Kemi fituar që në rrethin e parë në malësinë e Tetovës: Brodec, Bozovcë, Sellcë. Në Poroj, në Xhepçisht. Në Komunëne Tearcës shkojmë në rundin e dytë. Në Zhelinë mbetemi të parët. Në Tetovë pra shkojmë në raundin e dytë.” tha ai.

Ai tha se fushata ka kaluar me disa incidente të lehta, në Tetovë, sipas tij, janë marrë në pyetje funksionarët lokal të komunës nga kjo parti./SHQIP.com