Zgjedhja e drejtorit të RTK-së, Abbott: Transmetuesi publik është esencial për demokracinë
Publikuar:
(21.06.2022 15:45:12)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se transmetuesi Publik është esencial për demokracinë.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka uruar Shkumbin Ahmetxhekaj për marrjen e detyrës në krye të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
“Të kesh një transmetues publik të lirë dhe të pavarur është esenciale për demokracinë”, ka thënë ambasadori britanik.

Shkumbin Ahmetxhaj, është zgjedhur drejtori i ri i RTK-së me 83.1 pikë, dhe është zgjedhur për tri vite./Shqip.com