Lajme

Zgjedhet kryetarja dhe anëtarët e Bordit të KPMM-së

Seancë e Kuvendit të Kosovës

Deputët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare kanë zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e ri të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në votim morën pjesë 76 deputetë prej të cilëve 60 votuan për ta emëruar kryetare të Bordit, Selvete Grajçevci-Pllana, përcjell Shqip.com.

Ndërkaq, Jahir Gashi, Gani Kastrati, Rrezarta Pushkolli-Makolli dhe Gani Maliqi janë zgjedhur anëtarë të Bordit.

Partitë opozitare kanë akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KPMM-së.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se i ka ftuar kandidatët për anëtarë të Bordit të KPMM-së, në zyrën e tij ende pa u votuar të njëjtit në Kuvendin e Kosovës.

“KPMM është institucion i pavarur, i rregulluar me ligj i dalë nga Kushtetuta e Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit. Nëse dështon procesi, atëherë e kemi shumë të qartë që kryeministrit nu kia kanë plotësuar kërkesat minimale që atij i duhen për këtë process”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se “duke e parë veprimin e pozitës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të OSHP-së dhe zgjedhjen e një anëtari jo-ekzekutiv të BQK-së, shihet një kapje e ulët e insitucioneve”, tha Zemaj./Shqip.com