Zgjatet bashkëpunimi mes KFOR-it dhe FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
KFOR-i përmes një njoftimi në Twitter thotë se në takimi u diskutua për situatën aktuale në veri të Kosovës.
“Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot z. Armend Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Megjithatë sipas tyre, ata rinovuan bashkëpunimin në raport me operacionet civile të FSK-së.
“Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet tutje ë njoftimin e KFOR-it në Twitter.
They renewed their collaboration and the KFOR assistance to the KSF for civil protection operations such as firefighting, explosive ordnance disposal (EOD), search and rescue (SAR) and response to hazardous materials (HAZMAT). pic.twitter.com/jru2kx14I1
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) June 21, 2023
/Shqip.com