Zelensky pritet t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë në ora 13:00
Publikuar:
(03.05.2022 09:45:24)

Parlamenti i Shqipërisë do të mbajë sot seancë të posaçme për Ukrainën.
Në këtë seancë pritet që përmes një video-mesazhi, nga Kievi të flasë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sipas njoftimit, seanca pritet të nis në ora 13:00.
Zelensky pritet që të përcjellë një mesazh virtual për paqen dhe rëndësinë e madhe që ka mbështetja që shtetet e ndryshme po i ofrojnë Ukrainës, e cila është duke u përballur me agresorin rus.
Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë, presidenti Zelensky ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës./Shqip.com