Zëdhënësi i Qeverisë e konfirmon: Kurti u kërcënua
Publikuar:
(27.10.2021 21:35:18)

Kërcënimi ndaj Albin Kurtit është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se për shkak të kërcënimit është shtuar siguria për kreun e ekzekutivit kosovar.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka deklaruar ai për Shqip.com.
Për këtë çështje ende nuk ka deklarim nga Policia e Kosovës.
Burimet e Shqip.com tregojnë se Njësitet Speciale do të qëndrojnë për njëzetekatër orë te shtëpia ku banon Kurti. /Shqip.com