Zbulohet slogani i Eurovision për këtë vit
Publikuar:
(31.01.2023 15:24:00)

Konkursi i Këngës në Eurovizion të këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin “United by Music” , me veprat e tij artistike që tregojnë zemrat që rrahin së bashku.
BBC tha se “pasqyron vetë origjinën e konkursit”, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment transmetimi për të bashkuar Evropën.
Veprimtaria e sivjetme do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, sepse është shumë e rrezikshme ta organizosh në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues.
/Shqip.com