Zbulohet shkaku i arrestimit të reperit ASAP Rocky
Publikuar:
(22.04.2022 10:15:50)

Reperi A$AP Rocky u arrestua të mërkurën në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.
Rocky u arrestua për shkak të dyshimeve se ai është përfshirë në një plagosje me armë në 6 nëntor.
Për shkak të kësaj ngjarjeje reperi ishte nën hetim, ndërsa gjyqi do të zhvillohet më 17 gusht.

Ai qëndroi rreth tre orë në polici dhe u lirua pasi pagoi një garanci prej më shumë se gjysmë milionë dollarësh.
Ndryshe, çifti i famshëm i profilit të lartë njoftoi në janar se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Rihanna momentalisht është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndonëse nuk ka zbuluar akoma gjininë e foshnjës./SHQIP.com