Zbulohet se sa para kanë grumbulluar banorët gjatë qëndrimit në Big Brother Vip

Big Brother Vip tashmë është bërë ndër emisionet më të shikuara.
Banorët e kësaj shtëpia thuhet se edhe për qendrim brenda shtëpisë do të paguhem me rreth 1500 euro për çdo javë.
Sipas Lajmi.net kjo shifër nuk është e njëjtë për të gjithë banorët.
Llogaritja është një mesatare për të gjithë banorët, pavarësisht që çmimet nuk janë të njëjta për secilin.

Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada deri tani në xhirollogarinë e tyre kanë grumbulluar nga 21 mijë euro, për 14 javë qëndrim të izoluar në Big Brother.
Einxhel dhe Beatrix kanë 11 javë në Big Brother e që në pagesë përkthehet në 16,500 euro.
Meridiani ka 7 javë në Big Brother që i bie se deri tani ka fituar 10,500 euro.
Dj Dagz ka 9 javë në shtëpi, e përkthyer në para gjithsejt 13,500 euro.
Kujtojmë që këto të dhëna nuk janë zyrtare, por bazuar në çmimet që janë bërë publike në media jozyrtarisht.