Zbulohet se nga e mori talentin Mozzik
Publikuar:
(25.09.2021 15:07:06)

Reperi i njohur, Mozzik këtë verë ka qenë shumë i angazhuar më koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Mirëpo, tashmë pas kalimit të sezonës ndryshe nga këngëtarët tjerë ka vendosur që një ditë të premte ta kalojë me babain e tij në malet e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar që gjendet larg nga zhurma duke u relaksuar më babain e tij në një nga malet e Kosovës.
“Dy manushaqe”, ishte kënga që këndonin Mozzik bashkë me babain e tij dhe shkonin aq shumë së bashku.
Por, a është kjo një shenjë që Mozzik ka trashëguar talentin nga babai i tij?
Mozzik ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lansojë albumin e tij më të ri./SHQIP.com