Rozë

Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Zaiminës

Zajmina Vasjari

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, po bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo është në pritje të një djali dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram.

“Dy bekimet e jetës time që me kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot! Si mendoni bebi është vajzë apo djalë?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe djali do të jetë fëmija i dytë për Zaiminën dhe i katërti për partnerin e saj, Klodian Asllani.

Kjo pasi ai ka edhe dy vajza tjera nga martesa e mëparshme.

“Ne kemi një raport shumë të mirë, jam e lumtur që Khloe ka dy motra, të cilat e duan jashtëzakonisht shumë. Është me fat që ka dy motra të cilat kanë lindur dhe jetojnë në një vend larg Shqipërisë, ku falë edukatës së nënës se tyre dhe Klodit, por dhe shoqërisë që është shumë e rëndësishme, ato janë jashtëzakonisht të edukuara, të kulturuara dhe unë kam një raport shumë të mirë,” tregoi Zaimina e ftuar te “Rudina” në mars të vitit 2019./SHQIP.com