Zbulohet e dashura e re e Butrint Imerit

Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare.
Ai përveç që flitet për jetën e tij profesionale është cak i mediave edhe për jetën private.
Ai së fundi u bë pjesë e thashethemeve për disa lidhje e një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin.
E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.
Së fundmi, burime të “Iconstyle.al” u kanë dhënë fund këtyre dyshimeve dhe kanë bërë të ditur se dyshja janë bashkë.
Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.

Nga ana tjetër, çifti nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, por detajet flasin vetë dhe tregojnë shumë për marrëdhënien e tyre.
Në anën tjetër, Butrinti është përfolur edhe për lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Tito.
Mirëpo ajo ka treguar se tashmë është single dhe duke shijuar jetën e beqares./SHQIP.Com