Teknologji

Zbulohen specifikat e tabletit të ri të Google

Pak ditë para lansimit të tabletit Google Pixel, janë zbuluar specifikat e tij.

Faqja japoneze e Amazon ka zbuluar se tableti 11 inç, do të ketë çipin Tensor G2 të Google me 8 GB RAM dhe deri në 256 GB hapësirë ​​ruajtëse.

Lista tregon gjithashtu se pajisja do të vijë me një ekran LCD me një rezolucion 2560 x 1600, 500 nits ndriçim, deri në 12 orë transmetim video dhe mbështetje për lapsin USI 2.0.

Karakteristika të tjera përfshijnë dy kamera me tetë megapiksel në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes, altoparlantë, tre mikrofona, një portë karikimi USB-C dhe mbështetje për Wi-Fi 6.

Në Japoni ky model do të shitet për 79,800 yen, derisa në Evropë mund të shitet për rreth 600 euro.

Google nuk ka zbuluar gjithashtu një datë të nisjes së shitjeve Pixel Tablet, por thashethemet janë se do nisin nga 20 qershori.

Tableti Pixel pritet të vijë në katër ngjyra, përveç kombinimeve jeshile / e zezë dhe bezhë / e bardhë që Google tashmë ka zbuluar, kjo mund të përfshijë opsionin me ngjyrë rozë të lehtë.

/Shqip.com