Teknologji

Zbulohen imazhet e para të Galaxy Z Flip 5

Linja e palosshme e Samsung do të vij me një telefon më të madh se që jemi mësuar t’i shohim.

Modeli i ardhshëm Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Z Flip 5 do të sjellin disa përmirësime të rëndësishme.

Për Galaxy Z Flip 5, thashethemet tregojnë një përmirësim të madh të ekranit në kapak.

Modeli i parë Z Flip kishte një ekran të vogël prej 1.1 inç, ndërsa dy modelet pas kësaj (Z Flip 3 dhe Z Flip 4) sollën madhësinë e ekranit të kapakut deri në 1.9 inç.

Nuk ishte një përmirësim i madh, por ndihmoi që ekrani i kapakut të bëhej disi i përdorshëm, gjë që nuk ishte rasti në Galaxy Z Flip të parë.

Ekrani i kapakut të Galaxy Z Flip 5 do të jetë masiv në krahasim me Z Flip 4.

Zona e ekranit në pjesën e jashtme të Z Flip 5 do të mbulojë sa më shumë hapësirë të jetë e mundur, duke na mundësuar ta shfrytëzojmë shumë më tepër pa pasur nevojë të hapim telefonin.

Por, vendosja e ekranit më të madh, padyshim se do të lidhet me kamerën e ballore, e cila parashihet të jetë më cilësi më të lartë. Në këtë ekran do të jenë edhe njoftimet e ndryshme.

Sa i përket ekranit kryesor të palosshëm, nuk ka asnjë informacion nëse do të jetë më ndryshe se modelet paraprak.

/Shqip.com