Zbulohen detaje për telefonin e palosshëm të Samsung (Foto)

Samsung Galaxy Z Fold5 ka mundësi të dal në shitje më herët se sa pritej.
Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Samsung Galaxy Z Fold5 duket pothuajse identik me paraardhësin e tij Fold4 dhe në shikim të parë, mund të mos jeni në gjendje t’i dalloni dy telefonat.
Sidoqoftë, pas një inspektimi më të afërt, mund të vëreni se blici LED i vendosur brenda ishullit të kamerës në Galaxy Z Fold4 tani ndodhet në anën e djathtë të kamerës së sipërme në Galaxy Z Fold5.
Ndërsa, dizajni mbetet kryesisht i pandryshuar nga viti i kaluar, mekanizmi i menteshës do të jetë ndryshimi më i dukshëm këtë vit.

Fold5 thuhet se përdor një menteshë në stilin e pikave për të zvogëluar hendekun kur telefoni inteligjent paloset dhe për të fshehur rrudhat e ekranit kur ai shpaloset.
Burimi thotë se Samsung Galaxy Z Fold5 do të ketë përmasat 154.9 x 129.9 x 6.3 mm kur të shpaloset dhe 154.9 x 67.1 x 13.5 mm kur të paloset.
Trashësia e smartfonit do të jetë 13.4 mm në gjendje të palosshme.

Në krahasim, Fold4 kishte përmasa 155.1 x 67.1 x 14.2-15.8 mm kur palosej dhe 155.1 x 130.1 x 6.3 mm kur shpalosej.
Reduktimi i trashësisë së Fold5 kur paloset mund t’i atribuohet mekanizmit të ri të menteshës.
/Shqip.com