Kulturë

Zbulohen artefakte në qytetin e lashtë të krishterë të Turqisë

Dhomat e epokës së lashtë romake dhe enët prej balte u zbuluan nga arkeologët gjatë gërmimeve në qytetin antik të Antiokisë në Turqinë jugore.

Kjo është hera e parë që kryhen punime arkeologjike brenda zonave të banuara të qytetit.

Ekipi prej 12 personash, i kryesuar nga Muzeu Arkeologjik lokal i Hatajit, filloi gërmimin rreth një vendi të famshëm pelegrinazhi të krishterë, Kisha e Shën Pierre.

“Gjatë gërmimeve, ne gjetëm dhoma dhe shumë enë që i përkisnin vendbanimit të epokës së vonë romake,” tha kreu i Muzeut Arkeologjik të Hatajit, Ayse Ersoy.

“Ne mendojmë se në atë kohë, njerëzit që vizituan kishën për pelegrinazh blenë enë nga këtu dhe e mbushën me ujë të shenjtë në Kishën e Shën Pierre,” tha Ersoy.

Kisha e Shën Pjetrit, i kushtohet themeluesit të kishës së Antakias, kryepriftit të komunitetit të parë të krishterë në qytet dhe Papës së parë në botë. Që daton në shekullin e IV të erës sonë, shpella – që besohet se ka qenë në pronësi të shkrimtarit dhe ungjilltarit të ungjillit Shën Luka – në të cilën u ndërtua kisha, është vendi ku supozohet se për herë të parë predikoi Shën Pjetri.

Kisha u bë një vend i madh pelegrinazhi dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e besimit të hershëm të krishterë.

Antiokia u themelua nga Seleuku, një trashëgimtar i perandorisë së Aleksandrit të Madh rreth vitit 300 pes. Qyteti lulëzoi dhe, nën sundimin romak, grumbulloi pasuri dhe ndikim të madh.

Gjatë kësaj kohe, krishterimi zuri rrënjë në qytet, ku termi “i krishterë” u krijua për herë të parë për t’iu referuar ndjekësve të Jezu Krishtit.

Antiokia ishte gjithashtu shtëpia e një numri figurash të hershme të krishtera me ndikim, duke përfshirë Shën Ignatin, i cili u martirizua në Romë në vitin 110 të e.s.

/Shqip.com