Zbigniew Rau: Kam ardhur në Kosovë për ta parë situatën me korrupsionin dhe lirinë e mediave

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, ka qëndruar për dy ditë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij ai ka zhvilluar takim me liderë politikë. Pas vizitës në Kosovë ka treguar edhe për qëllimin e vizitës së tij.
Rau ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë informimi i situatës në luftën kundër korrupsionit, lirisë së mediave dhe reformimin e sistemit elektoral.
“Kam ardhur në Prishtinë si pjesë e vizitës time. Shpreh mirënjohje për pritjen e sotme. Kam pasur nderin të takohem me presidenten, Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konufca dhe kryeministrin Albin Kurti. Qëllimi i vizitës ka qenë të takohem me liderë institucional që të marr informata në luftën kundër korrupsionit, lirisë së mediave dhe reformimit të sistemit elektoral”, u shpreh Rau.
Gjatë vizitës në Kosovë ai ka takuar edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani./Shqip.com