Lajme

Zbehet ëndrra për Botërorin: Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Letonisë

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Rezultat zhgënjyes për kuqezinjtë, që vjen pak ditë pas barazimit me Serbinë.

Ky barazim, e bën më të vështirë rrugëtimin për ekipin e Silvinjos, në objektivin që është kualifikimi në Botëror.

Vendasit e nisën vrullshëm dhe kishin mundësinë e artë në minutën e 21-të, por Strakosha ia doli të presë penalltinë e Ilaunieks.

Tetë minuta më vonë, Shqipëria mori avantazhin, pas një autogoli të Cernomordijs. Ishte i njëjti lojtar, i cili në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat për Letoninë.

Në fraksionin e dytë Shqipëria provoi gjithçka, por nuk ndryshoi dot rezultatin.

Me këtë barazim, Shqipëria mban vendin e dytë me 5 pikë, 1 më shumë se Serbia dhe 4 më pak se Anglia.

/Shqip.com