Lajme Ballkan

Zbardhet skema e mashtrimit të sekretarit të Ministrisë së Financave

Është zbuluar skema e mashtrimit të sekretarit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Drejtorit të çështjeve ligjore të këtij institucioni.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Finanave Arlind Gjokutaj dhe drejtori I çështjeve ligjore I këtij institucioni Fatmir Hoxhaj pranuan praktikën e përmbaruesit Alban Reli duke përfituar dëmshpërblim për shtetasin Ilir Thana në shumën prej 1.2 milionë euro edhe pse specialistët e ministrisë kishin hartuar një memo ku informonin se Thana ishte dëmshpërblyer njëherë në vitin 2015, në vlerën 300 mijë lekëve të reja vjetra për blerjen e një magazine.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, përmbaruesi Alban Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për një pronë në emër të Thanës edhe pse ky I fundit nuk rezultonte zotërues i një magazine me sipërfaqe 187 metra katror pasi ajo iu kthye ish-pronarit në vitin 1995-së.

Lexo edhe:
Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe dy drejtorë

Por sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti I kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshti me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 48 milionë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.

Të premten në gjykatën e Tiranës Arlind Gjokutaj, vartësi I tij Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesi Alban Reli do të njihen me masën e arrestit në burg pasi akuzohen për shpërdorim detyre, raporton Abcnews.

/Shqip.com