Zayn Malik bën veprimin e papritur ndaj Gigi Hadid
Publikuar:
(24.09.2022 15:38:09)

Pas raportimeve se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë bashkë, ka ardhur menjëherë reagimi i Zayn Malik.
Zayn Malik ka hequr nga Instagrami ish partneren e tij, Gigi Hadid.
Deri më tani, Hadid e ende ndjek Malik, i cili është babai i vajzës së saj tashmë dyvjeçare Khai. Ky reagim vjen pasi miqtë pranë tyre janë shprehur se këngëtari nuk i ka pritur mirë këto thashetheme se modelja dhe DiCaprio kanë nisur një romancë dhe se madje kërkon të rikthehet me të.

Mediat e huaja kanë raportuar se Leo dhe Hadid tashmë ia kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur.