Zakharova: Mos na sfidoni për armët bërthamore
Publikuar:
(27.04.2023 15:51:21)

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin që të mos testojë durimin e Moskës në lidhje me armët bërthamore.
“Rusia nuk planifikon të shkojë në rrugën e përshkallëzimit bërthamor në konfrontimin e saj me Perëndimin për Ukrainën, por ata nuk duhet të testojnë durimin e saj”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Komentet e saj vijnë pas një sërë paralajmërimesh nga zyrtarë rusë, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin, kjo pasi mbështetja ushtarake Perëndimore për Ukrainën sa vjen edhe rritet.
/Shqip.com