Lajme Ballkan

Zaev – BE-së: Nëse fjalët nuk kthehen në vepra, rajoni “plas”

Kryemnistri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Brdo-Kranjë të Sllovenisë, ka zhvilluar disa takime me kryeinstitucionarë evropianë, të cilët i ka paralajmëruar se nëse nuk kthehen në vepra premtimet e BE-së, rajoni “plas”, transmeton Shqip.com.

Zaev bisedoi me kryetarin e Këshillit të Europës, Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me eurokomisionerinn Oliver Varhelyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, raporton TCh.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Brdo

Në të gjithë takimet, ai foli për rëndësinë që ka zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa e përshëndeti vendimin që për Brukselin të mbetet prioritet shtrirja e bllokut në vendet e rajonit, Zaev e bëri të qartë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të përkthehen në vepra.

Në të kundërt, deklaroi ai nëse BE nuk kalon në veprime konkrete, atëherë zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i pandreqshëm dhe dëmi tha kryeministri maqedonas, ka për të qenë shumë i madh. /Shqip.com