Yllka Gashi në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit
Publikuar:
(04.01.2022 21:14:18)

Shtëpia e parashikimeve zyrtare për çmime të ndryshme ndërkombëtare, Variety, ka renditur Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit BAFTA.
Yllka Gashi është aktroja e filmit “Zgjoi”, i cili gjithashtu është I nominuar për çmimin “Oscar”.
Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA mbyllet të hënën, më 3 janar. Akademia Britanike do të shpallë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.
Ndërkaq, Variety ka njoftuar se nominimet zyrtare të BAFTA do të shpallen më 3 shkurt, kurse BAFTA janë planifikuar të zhvillohen vendi më 13 mars.
