Lajme

“Xibraka”, kur do të shkojë në SPAK Gazment Bardhi?

Kryetari i Parlamentar të PD Gazment Bardhi nuk do të paraqitet ditën e nesërme në SPAK ku do të pyetet në lidhje me dosjen “Xibraka”, pasi kërkoi rifillimin e hetimeve.

Mësohet se Bardhi do të paraqitet në SPAK më 24 maj në orën 10:00, i cili do të japë sqarime para prokurorëve si person që ka dijeni për rrethana të hetimit.

Bardhi kërkoi shtyrjen e datës për të shkuar në SPAK për shkak se nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Bundestag-un gjerman.

Bardhi ka akuzuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama si të përfshirë në trafikun e kokainës dhe i përfshirë në laboratorin e “Xibraka”.

/Shqip.com